Ballina Bota VIDEO/ “Vrapo, lopë”, 72-vjeçari ndjek me traktor fqinjin e tmerruar pasi patën...

VIDEO/ “Vrapo, lopë”, 72-vjeçari ndjek me traktor fqinjin e tmerruar pasi patën një zënkë mes tyre

Një i moshuar ka ndjekur nga pas me traktor fqinjin e tij, pasi kishin patur një zënkë mes tyre.

72-vjeçari gjatë momentit të ndjekjes u kap në video, duke e çuar në pranga.

Howell Morris ishte i ulur pas timonit të një traktori të kuq ndërsa e drejtonte atë drejt fqinjit të tij të tmerruar, i cili shihet duke ikur.

Sipas News 4 Jax, Morris kishte patur një argument me 53-vjeçarin Scott Lynch dhe vendosi ta nqiqte me traktor.

Në një moment, Lynch ndalon vrapin për të parë traktorin që po afrohet. Ai pastaj ja mbath vrapit sërish.

Lynch i tha policisë se kishte luftuar për jetën e tij dhe kishte frikë se nëse ai do të ndalonte, Morris do ta shtypte. Ai ishte i trishtuar që duhej të fshihej në garazhin e tij dhe të mbyllte derën për të mos u shtypur nga traktori.

Lynch tha gjithashtu se Morris i bërtiste duke i thënë, “vrapo, lopë e shëndoshë”.

Morris u arrestua dhe u dërgua në burg nga Gjykata e Shën Gjonit për shkak të sulmeve të rënda me një armë vdekjeprurëse pa pasur qëllim për ta vrarë, raporton News 4 Jax.

Autoritetet thanë se përdorën videon e celularit për të gjurmuar Morris dhe për ta arrestuar atë.

Ai u lirua pasi pagoi gjobën prej 2,500 dollarë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook