Ballina Bota VIDEO/ Zbulohet krijesa misterioze 7 metra e gjatë në bregdet, tmerrohen banorët:...

VIDEO/ Zbulohet krijesa misterioze 7 metra e gjatë në bregdet, tmerrohen banorët: Po vjen Apokalipsi, lutuni për ne!

 

Një krijesë gjigande misterioze e pajetë është gjetur në një plazh në Filipine.

Kafsha ende e paidentifikuar është gjetur në brigjet e qytetit të San Antonios në provincën Oriental Mindoro më 11 maj.

Pamjet tregojnë fshatarët që dynden për të parë krijesën e madhe të detit.

Banorët janë frikësuar pasi mendojnë se zbulimi i kafshës së ngordhur është një paralajmërim për një fatkeqësi natyrore që mund t’i godasë ata ose botën, pasi sipas tyre nuk kanë parë kurrë më parë një krijesë të tillë.

Krijesa është rreth 7 metra e gjatë dhe afërsisht 1 metër e gjysëm e gjerë.

Marinarët kanë ardhur në vendin ku u gjet kafsha dhe kanë marrë disa mostra për të studjuar ADN e krijesës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook