Ballina Bota Videoja virale/ Qeni “shpëton” agjentin nga vdekja duke i bërë masazh kardiak

Videoja virale/ Qeni “shpëton” agjentin nga vdekja duke i bërë masazh kardiak

Ai quhet Poncho dhe është qeni më i famshëm për momentin.

Eshtë stërvitur nga policia e bashkisë së Madrid-it dhe videoja ku Poncho i jep ndihmën e shpejtë policit duke i bërë masazh kardiak është bërë virale.

Videoja e publikuar më 22 qershor në Twitter nga policia e Madrid është parë më shumë se 700 mijë herë.

Në fillim duket sikur qeni kërcen kot mbi gjoksin e agjentit të policisë por nëse shihet me vëmendje putrat e tij janë në një pozicion ku mbahen për të praktikuar një masazh kardiak.

Kot nuk është edhe shprehja e famshme e popullit shqiptar: “Qeni është miku më besnik i njeriut”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook