Ballina Aktualitet Vidhnin makina luksoze me Nokia 3310, arrestohet shqiptari dhe marokeni (Foto)

Vidhnin makina luksoze me Nokia 3310, arrestohet shqiptari dhe marokeni (Foto)

Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar dhe një 36-vjeçar maroken pasi akuzohen për vjedhje.

Raportohet se dy të arrestuarit janë ndaluar në rrugën Bruno Buozzi, Romë. Bëhet me dije nga policia italiane se ato vidhnin makina luksoze dhe për këtë u shërbente as më shumë dhe as më pak se Nokia e famshme 3310.

Të arrestuarit e kishin lidhur telefonin me një USB në portën e jashtme. Pas hetimit të bërë, efektivët zbuluan se Nokia 3310 në vetvete ishte një dekodifikues.

Më pas telefoni lidhej përmes një kablloje me njësinë e kontrollit të makinës dhe për ta ndezur ato përdornin çelës universal.

Brenda disa sekondave, çelësi kodohej përmes telefonit me sistemin e makinave dhe merrte komandat, duke bërë të mundur ndezjen e mjeteve.

Mësohet se shqiptari dhe marokeni ishin të papunë dhe me precedent penalë.

Njëri prej hajdutëve u la në arrest shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në burgun e Rebibbia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook