Ballina Bota Vjedhje spektakolare në mes të ditës, hajduti i grabit kuletën ambasadorit

Vjedhje spektakolare në mes të ditës, hajduti i grabit kuletën ambasadorit

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në mes të ditës në kryeqytetin e Rumanisë.

Një hajdut rumun ka grabitur ambasadorin e Rusisë në Bukuresht, duke i marrë portofolin me rreth 550 dollarë dhe kartën diplomatike të identitetit.

Incidenti ka ndodhur në qytezën Sibiu, ku ambasadori po ndiqte një spektakël teatral të një kompanie ruse.

Duke ecur në një shesh, përfaqësuesi diplomatik ka ndjerë një prekje të lehtë, dhe më pas ka vënë re që portofoli i tij ishte zhdukur.

Ambasadori ka bërë denoncimin dhe ka lavdëruar policinë lokale për gatishmërinë e treguar në kërkimin e fajtorit, shkruan abcnews.al

Për momentin nuk ka gjurmë të hajdutit. Policia njoftoi se në të njëjtën periudhë janë regjistruar disa grabitje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook