Ballina Bota Vjen reagimi i presidentit serb për ‘shqiponjat’ e Xhakës dhe Shaqirit: Provokim,...

Vjen reagimi i presidentit serb për ‘shqiponjat’ e Xhakës dhe Shaqirit: Provokim, duan të demotivojnë kombëtaren

Serbia u mbosht ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së premtes përballë Zvicrës, ku golat e pësuar u shënuan nga dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Futbollistët shqiptarë që aktivizohen për Zvicrën kanë festuar golat duke bërë shqiponjën me duar. Pas këtij gjesti ka ardhur reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili është shprehur se serbët janë trishtuar nga humbja e përfaqësueses së tyre në Botëror.

Vuçiç shtoi se qytetarët e tij nuk janë ofenduar askënd, saç bënë sipas tij shqiptarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cilësoi gjestet me shqiponjë nga ana e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, “provokimi i futbollistëve shqiptarë”, duke shtuar se duhet ta demotivojë Serbinë, shkruan Kuriri serb.

“Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd, ata po. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, pohoi Vuçiç.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook