Ballina Bota Votoi për herë të parë në jetën e saj, e pabesueshme ajo...

Votoi për herë të parë në jetën e saj, e pabesueshme ajo që i ndodh më pas 82-vjeçares

Një grua amerikane vendos që të votojë për herë të parë në moshën 82-vjeçare. Amerikania Gracie Lou Phillips votoi javën e kaluar në Teksasin Verior në votimet e parakohshme.

Ajo u kthye në shtëpi e lumtur duke vallëzuar. “Kam votuar!”, deklaroi ajo para familjarëve të saj.

Deri më tani zonja Phillips nuk kishte votuar kurrë për shkak dhe mosbesimit që ajo kishte te procesi i zgjedhjeve dhe nëse vota e saj do të numërohej vërtet ashtu si ishte dhënë.

Një arsye tjetër pse 82-vjeçarja nuk kishte votuar në jetën e saj ishte sepse ajo kishte një biznes familjar dhe mendonte se do kishte pasoja nëse ajo shprehte pëlqime politike.

Washington Post shkruan se dhëndri i saj, Jeff Griffith, tha se vitet e fundit, votimi ishte bërë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Phillips, dhe ajo kishte shprehur dëshirën për te votuar në zgjedhjet e vitit 2018.

Pra, pavarësisht se ishte e sëmurë rëndë, Phillips hodhi votën e saj të parë gjatë votimit të parakohshëm të enjten në Grand Prairie, zonën ku ajo banonte në Teksas. Ndërsa të hënën ajo vdiq, vetëm një ditë se të hapeshin zyrtarisht votimet në masë për të gjithë amerikanët.

Zonja Phillips iku e ‘qetë’, pasi së fundi ajo mundi të votojë.