Ballina Bota Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në New York, shpërblim kush jep informacione për...

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në New York, shpërblim kush jep informacione për autorin

23-vjeçari shqiptar Grei Frashëri humbi jetën në rrethana tragjike në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Ai u vra në datën 7 Shtator, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i autorit të krimit.

Policia gjeti të riun rreth gjysmë milje larg nga banesa me plagë arme zjarri në qafë.

Ai u dërgua në spital por ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Një ditë më parë të afërmit dhe banorë të zonës bënë homazhe në Bay Ridge, lagjen ku banonte i riu me familjen.

“Po përpiqemi t’u japim kurajo prindërve por është e vështirë”, tha kushëriri i tij Kristi Leka për mediat amerikane.

Policia ka vënë një shpërblim për këdo që mund të japë informacione për vrasësin.