Ballina Bota Vrasje brutale e shqiptarit dhe gruas së tij në Ekuador, ja si...

Vrasje brutale e shqiptarit dhe gruas së tij në Ekuador, ja si qëndron e vërteta (Emrat)

Një shqiptar dhe gruaja e tij janë vrarë në mënyrë makabër në Ekuador. Viktimat janë shtetasi i Malit të Zi, Fadil Kaçaniq, 64 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Fatima, 63-vjeçe.

64-vjeçari është vrarë me të shtëna nga armët e zjarrit ndërsa bashkëshortja e tij është masakruar duke e goditur me sende të forta në kokë.

Sipas mediave vendase mësohet se Kaçaniq është qëlluar me pistoletë 3 herë. Kaçaniq ka qenë disa vjet në burg pasi ishte akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe për grabitje.

Portali ekuadorian “Ekstra” thuhet se vrasësit u prezantuan si policë, duke treguar dhe urdhërin për kontroll.

“Menduan se kanë kryer një krim të përsosur, por janë regjistruar nga kamerat e vendosura në pronë”, theksoi prokurori Viktor Gonzales.

Gjenerali i policisë Marcelo Tobar thekson se Kaçaniq kishte dosje kriminale për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa gruaja e tij punonte në aeroportin Zhoze Zhakin de Olmedo.

Kjo nuk është vrasje e thjeshtë, dyshojmë në lidhjen me krimin e organizuar”, tha ai, ndërsa transmeton portali ekuadorian “Extra”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook