Ballina Aktualitet Vritet themeluesi i “lajmeve” të ISIS

Vritet themeluesi i “lajmeve” të ISIS

Themeluesi i medias së ISIS-t është vrarë nga një sulm ajror javën e kaluar në Siri bashkë me të bijën. Lajmin e ka konfirmuar i vëllai i tij dhe disa aktivistë opozitarë në Siri.

Vetë IS-i nuk ka njoftuar mbi vdekjen e themeluesit të agjencisë Amaq, Baraa Kadek, i njohur gjithashtu edhe si Reyan Meshaal.

Aktvistët thanë se Meshaal ishte i afërt me lidershipin e IS-it dhe thuhet të jetë takuar me liderin enigmatik të grupit, Abu Bakr al-Baghdadi.

Vëllau i Meshaalit, Hozaifa, ka thënë në rrjetin social Facebook se ai ka vdekur gjatë një sulmi ajror nga Shtetet e Bashkuara, në qytetin Mayadeen, në provincën Deir el-Zour.

Agjencia e lajmeve Amaq, e themeluar në vitin 2014, konsiderohet si promotore e grupit militant dhe është shfrytëzuar nga IS-i për të marrë përgjegjësinë mbi disa sulme terroriste në botë.