Ballina Bota Vuçiç : Serbia ushtarakisht neutrale, bashkëpunimi me NATO-n mbetet i njëjtë

Vuçiç : Serbia ushtarakisht neutrale, bashkëpunimi me NATO-n mbetet i njëjtë

 

Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Serbisë deklaron se Serbia do të ngelet ushtarakisht neutrale.Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

 

Siç thuhet më tej, në takim me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vuçiç theksoi se pjesëmarrja e Serbisë në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, si anëtare e asociuar, kontribuonte në mirëkuptimin dhe besimin reciprok.