Ballina Bota I vunë GPS lejlekut, ajo që ndodhi më pas i bëri shkencëtarët...

I vunë GPS lejlekut, ajo që ndodhi më pas i bëri shkencëtarët të pendohen

Një grup shkencëtarësh polak vendosen të ndjekin rrugëtimin e lejlekëve që qendronin në vendin e tyre, të cilët largoheshin pasi vinte dimri.

Kështu, ata vendosën në shpinën e njërit prej grupit të lejlejëve një transmetues GPS me një kartë SIM, e cila do të ndiqte shtegtimin e shpendëve duke dhënë të dhëna të sakta se ku ata qendrojnë gjatë dimrit, raporton Albeu.com. 

Shkëncëtarët ndoqën lejlekun në udhëtimin e tij prej 6 154 kilometrash, për 52 ditë nga Polonia në Ukraninë, pastaj në Rumani, Turqi, Siri, Liban, izrael dhe Egjipt. 

Pasi kaloi disa muaj të këndeshëm në Afrikë, lejleku nisi rrugëtimin e tij për në Poloni, por për arsye të paqarta ende për shkëncëtarët, transmetuesi mbeti në Egjipt edhe pse tufa e lejlekëve kishte arritur në Poloni. 

Ata e ndoqën dhe zbuluan se transmetuesi bënte një lëvizje në një rreth prej 20 kilometrash në ditë në luginën e Nilit.

Fillimisht ata u pikëlluan, por në fund u erdhi edhe një surprizë krejt e pakëndshme: Një faturë prej 2 334 eurosh.

Dikush e ka gjetur kartën SIM në Egjipt dhe ka vazhduar të flasë më të. Tashmë shkencëtarët jo vetëm që nuk përmbyllën studimin, por duhet të paguajnë edhe kompaninë celulare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook