Ballina Bota Zbriti i armatosur në fushën e blertë, presidenti i klubit shpallet në...

Zbriti i armatosur në fushën e blertë, presidenti i klubit shpallet në kërkim nga policia

Pas incidentit në ndeshjen e luajtur dje kundër AEK, presidenti i klubit grek të PAOK-ut, Ivan Savvidis, është shpallur në kërkim nga policia. 

58-vjeçari, i inatosur për anulimin e një goli hyri në fushë me armë, duke kërcënuar gjyqtarin e takimit.

Sipas mediave greke rusi është në kërkim jo për armën pasi atë e kishte me leje, por për faktit që hyri i armatosur në fushë dhe kërcënoi gjyqtarin.

Miku i ngushtë i Putin (Savvidis) u kërkoi lojtarëve të linin ndeshjen dhe të futeshin në dhomat e zhveshjes duke sjellë ndërprerjen e takimit në minutat e fundit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook