Ballina Bota Zbulohen planet më të mëdha të ISIS, një nga të arrestuarit e...

Zbulohen planet më të mëdha të ISIS, një nga të arrestuarit e sulmit në Barcelonë rrëfehet

Njëri prej të dyshuarve që u arrestua pasi mendohet se ka lidhje me sulmin e javës që shkoi në Barcelonë ka thënë para të gjykatës sot se grupi kishte planifikuar një sulm më të madh me eksplozivë që do të kishte shumë fatalitete.

Mohamed Houli Chemlal është një nga të arrestuarit i cili pasi është plagosur në jugperëndimin e Barcelonës nji ditë para sulmit me furgon ka qenë një prej katër dëshmitarëve që dha dëshminë dhe versionin e tij të ngjarjes vetëm nji ditë pasi policia vrau atë që thuhej se ishte shoferi i furgonit.

Autoritetet e Spanjës thanë se celultë terroristë prej 12 personash qëndronin bashkë pas sulmit dhe se 8 prej tyre janë vrarë nga policia ose vdiqën nga shpërthimi aksidental teksa montonin bomba tek objekti ku qëndronin vetëm një ditë para se të ndodhte sulmi. Kërkimi për të dyshuarin e fundit Junes Abujakub ka përfunduar dje tek një zonë rurale vreshtash rreth 45 kilometra në perëndim të Barcelonës.

Policia u shpreh se ata e kanë vrarë të dyshuarin pasi prej së largu u është dukur se kishte një objekt që dyshohej për bombë. Por në fund rezultoi se ishte thjesht një brez i rremë.