Ballina Bota Zbulojnë se babai i tyre kishte të dashur ‘sekrete’, ajo çfarë i...

Zbulojnë se babai i tyre kishte të dashur ‘sekrete’, ajo çfarë i bën djali e tmerron atë për “vdekje” (Video)

Një djalë 22-vjeçar i futi armën në gojë të dashurës së babait, pasi mori vesh rreth lidhjes së tyre.

Joseph Sandic, 22 vjeç, i futi një armë lodër në gojës Vicky Morgan, pasi nëna e tij filloi duke e rrahur atë në Bristol House Hotel në Weston-super-Mare.

Pamjet nga hoteli tregojnë se nëna e tij Jacqueline e godet në mënyrë të përsëritur para se ta spërkatë atë në fytyrë me pastruesin e kuzhinës.

Sandic pastaj nxorri një pistoletë lodër dhe e vuri në gojën e saj para se ta shtynte viktimën, ta godiste dhe ta shkelte në këmbë.

Incidenti u shkaktua kur Sandic dhe nëna e tij Jacqueline zbuluan se martesa e saj kishte marrë fund, sepse babai i tij kishte një lidhje sekrete.

Djali u burgos për 18 muaj dhe është dhënë një urdhër kufizues pesëvjeçar që e ndalon atë të kontaktojë me të dashurën e babait të tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook