Ballina Bota Zyrtari i lartë kërkon përjashtimin e futbollistëve me dy kombësi nga Zvicra,...

Zyrtari i lartë kërkon përjashtimin e futbollistëve me dy kombësi nga Zvicra, Xhaka humb toruan: Po kthehemi në Epokën e Gurit

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, në një deklaratë të dhënë për mediat zviceriane ka thënë se do të kërkohet përjashtimi i futbollistëve me dy shtetësi.

Kjo deklaratë e zyrtarit zvicerian ka krijuar mjaft polemika dhe reagime të ashpra.

Sipas mediave zviceriane kjo deklaratë ka ardhur për shkak të simbolit të shqiponjës që dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, bën pas shënimit të golave kundër Serbisë.

Pas deklaratës së Miescher, ka ardhur reagimi i futbollistit shqiptar që luan me kombëtaren zviceriane, Granit Xhaka, i cili tha se Miescher i ka zhgënjyer lojtarët aktualë dhe ata që do të vijnë.

“Pas simbolit të shqiponjës, na siguroi mua dhe Shaqirin se do na mbronte, por ja çfarë ndodhi. Kuptoj nga fjalët e tij se nuk beson te futbollistët me dy shtetësi, por ne japim gjithçka për këtë fanellë. Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Embolo në Kamerun, për Akanxhi në Nigeri, apo Rodrigez në Kili dhe Spanjë”, u shpreh Xhaka.

Xhaka gjithashtu shtoi se dhe trajneri Petkoviç është me dy shtetësi.

Komentet e Miescher, kthejnë mbas në “Epokën e Gurit”, shtoi Xhaka.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook