Megjithëse ndarja tyre u konsiderua si divorci i shekullit, tashmë çdo gjë mbetet histori e shkuar për dy aktorët e njohur të Hollyëood, Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Kanë kaluar tashmë 3 vjet nga ndarja e tyre dhe thuhet se Angeline ka nisur një romancë të re.

Aktorja vazhdon të jetë e përqëndruar tek jeta e saj private megjithëse ata të dy nuk e kanë nënshkruar ende letrën e divorcit për shkak të ndarjes së pasurisë dhe kujdestarisë së fëmijëve.

Sipas një burimi të “Us Weekly”, për momentin nuk ka kasgjë serioze në jetën e Angelina dhe ende nuk dihet se kush është personi me të cilin ajo shoqërohet. Sipas po këtij burimi, lidhja e re nuk është përparësia kryesore e aktores sepse ajo është më shumë e përqëdruar tek fëmijët, puna dhe apo ashtu edhe divorci.

Një tjetër burim i “Us Weekly” bëri me dije një muaj më parë se Angelina nuk dëshiron të martohet përsëri:

“Brad i bëri presion për t’u martuar pasi ishte diçka që ajo kurrë nuk dëshironte ta bënte”.