Pasi braktisën seancën e jashtëzakonshme plenare, ku u miratuan dekretet për shkarkimin e 6 ministrave dhe emërimin e 7 ministra dhe zv.kryeministrit Erion Braçe, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur aleatët.

Takimi po mbahet në selinë e Partisë Demokratike. Në takim po diskutohen marrëdhëniet me parlamentin. Po ashtu, bëhet e ditur në orën 19:30 opozita e bashkuar do të mbajë një deklaratë në selinë blu.

Ditën e sotme kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI kërkuan që të merrnin fjalën për debat, kërkesë që u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit.