Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor,ështëi përgjithshëm dhe mund tëmos i përshtatet qëtëgjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shkurt vlen për njerëzit qëkanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për tëgjetur shenjat e këtyre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program onlineBirth Chart Calculator

Shumë do donin që të ishin shenja e Bricjapit këtë muaj. Planeti i të bukurësdhe romancës do jetë në shenjën tuaj këtë muaj dhe të kesh Afërditën në shenjën tënde është një mundësi e mirë për të tërhequr gjëra të mira në jetën tuaj, më shumë se sa të punoni për t’i marrë këto gjëra, dhe kujt nuk i shërben pak pushim…?

Hëna e re në shenjën e Ujorit është një mundësi për të kërkuar një rritje rroge, një mundësi për të fituar më shumë, për të fituar më shumë në një mënyrë inovatore duke qënë se hëna e re ndodh në shenjën e Ujorit, shenja e cila lidhet me këtë gjë. Marsi dhe Urani do jenë së bashku në një bashkim i cili tregon se për disa prej jush, ndoshta pak prej jush, duhet të tregojnë kujdes me probleme elektrike, me pajisjet elektronike në shtëpi. Diçka mund të prishet, madje mund dhe të marrë zjarr. Kjo vlen më shumë për disa prej jush që kanë lindur në fund të periudhës së Bricjapit. Përpiquni që t’i kontrolloni dy herë prizat dhe gjëra të tjera në shtëpu.

Marsi do tregohet shumë i mirë me ju kur të aktivizojë fushën e dashurisë së vërtetë më datë 14 shkurt e tutje, fiks për ditën e Shën Valentinit. Në qoftë se po ndodh diçka me fëmijët tuaj e cila ju ka lodhur, kjo do rregullohet pas mesit të muajit. Ju jeni energji e strukturës, e organizimit, e autoritetit që aktivizohet prej planetit të dashurisë dhe romancës, prandaj këtë muaj ju dhe të tjerë do tregohen shumë të organzuar me dashurinë, edhe nëse kjo do të thotë se do ndihmoni partnerin që të jetë më i rregullt me mënyrën se si menaxhon kohën dhe punën e tij apo të saj.

Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës do jetë e lidhur në mënyrë pozitive me Marsin në shenjën e Demit, në fushën e dashurisë së vërtetë siç thashë. Mudnet që të gjeni përmbushje shpirtëorre me dashurinë që keni përkrah, ndoshta do rifitoni besimin e humbur. Energjia e Marsi do ju shtyjë që të tregoheni shumë kreativ dhe shumë të saktë gjithashtu. Disa prej jush mund të marrin një licensë, të përfundojnë një kurs, të merrni një çertifikatë mbi një fushë që ju pëlqen shumë.

Qiell të mbarë.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, lexoni mbi: Harta Astrologjikepër të bërë porosinë tuaj.

Mund të më dërgoni një mesazh për të porositur librin tim në faqen: AJLEN – libri roman

Ju ftoj të më mbështesni me firmosje në këtë peticion online të hapur për 30 ditë që gjuha shqipe të përfshihet në Kindle: Mbështetja e gjuhës shqipe

Ky intepretim mujor realizohet nga administratorja e faqes Horoscopedhe Harta Astrologjike.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.