Nëse dëshironi të provoni diçka të shijshme dhe të thjeshtë njëkohësisht, janë pikërisht brusketat me domate të ngrohta ato që ju duhen.

Njihuni me përbërësit dhe me mënyrën e përgatitjes së tyre.

Përbërësit:
  • 2 e gjysmë gota domate qershi (të kuqe, portokalli)
  • 4 feta bukë (franceze)
  • 3 lugë çaji borzilok (i copëtuar)
  • 2 lugë qepë (e copëtuar)
  • 4 lugë çaji vaj ulliri
  • 1/4 lugë gjelle uthull balsamike
  • 1/8 lugë çaji piper i zi
  • 1 thelpi hudhër
  • hudhër (ose qepë të njomë)
  • pak vaj 
Përgatitja:
 
1. Në një enë kombinoni borzilokun dhe qepët e copëtuara, 2 lugë çaji vaj ulliri, uthullën balsamike, piperin e zi dhe hudhrën e copëtuar. Përziejini mirë dhe lërini mënjanë për rreth një orë.
 
2. Ndërkohë, në një tigan me pak vaj ulliri shtoni domatet e prera përgjysmë. Gatuajini për rreth 10 minuta dhe më pas largojini nga zjarri.
 
3. Në një tigan tjetër me pak vaj ulliri shtoni fetat e bukës dhe gatuajini nga të dyja anët derisa të jenë thekur mirë.
 
4. Renditini në një pjatë për servirje dhe shtoni mbi secilën prej tyre domatet e ngrohta. Në fund, spërkatini me përzierjen e përgatitur më parë dhe sipas dëshirës me një hudhër ose qepë të njomë.
 
5. Janë gati për t’u servirur.
 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook