Simboli i jetës, buka e fshatit, prej shekujsh ka qenë një ushqim i shenjtë. Ishte ushqimi bazë në tryezë dhe shpërblimi për punën e lodhshme.

Tradita në Francë ishte e tillë, që bukën e priste babai i shtëpisë, pasi të bënte një kryq të vogël, me majën e thikës.

Sot tradita ruhet, buka e fshatit preferohet akoma në gjithë botën dhe kur e gatuan në shtëpi merr një tjetër kuptim. Receta franceze që mund ta lexoni më poshtë ka një përbërës sekret, që është mjalti. Ai hidhet në brumë, për ta ruajtur më mirë dhe i jep një shije të veçantë majasë.

Bukëpjekësit sot sugjerojnë përdorimin e një mjalti shumëlulesh. Por kujdes mos e përzieni asnjëherë kripën me majanë, sepse do të shkatërronte fermentet që e ndihmojnë brumin të fryhet. Një tjetër sekret është punimi i brumit me dorë sa më gjatë. Të paktën 10 ose 15 minuta.

Kjo lloj buke është e mirë për të shoqëruar mishrat dhe djathërat, ose antipastat.
 

Përbërësit:

  • 250 g miell
  • 30 g maja
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë kripë
  • 150 ml ujë
     

Përgatitja:

  • Në fillim tresni majanë në pak ujë të ngrohtë dhe shtoni mjaltin. Hidhni miellin në një tas dhe më pas kripën. Përziejini bashkë. Hidhni miellin në tavolinën ku do të punoni brumin e bukës dhe shtoni ujin, deri sa të bëhet një brume jo shumë i butë.
  • Punojeni brumin derisa të shkëputet me lehtësi nga tavolina. Formoni një top brumi dhe lëreni të qëndrojë në qetësi për 30 minuta, pasi ta keni mbuluar me një pecetë të pastër.
  • Jepini formë brumit, sipas dëshirës, rrumbullake, ose ovale. Vendoseni në një pecetë dhe hidhini miell përsipër. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë edhe për 1 orë, deri sa të fryhet buka.
  • Vendoseni në një tepsi dhe piqeni në 220 gradë Celsius, për 30 minuta.
  • Shijojeni! 
LEXO EDHE:  Kjo është maska me perime që pastron fytyrën plotësisht nga aknet

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook