Pas Britanisë, edhe Gjermania bëhet gati ti thotë stop “upskirting”.

Praktika dashakeqe e atyre që bëjnë fotografi të fshehta nën fundet e grave do të ndëshkohet rëndë në vendin e Merkel, siç theksojnë mediat gjermane.

Ministrja Socialdemokrate e Drejtësisë Christine Labretz njoftoi se do të kalojë një projekt-ligj për të kriminalizuar fotografitë e fshehta nën veshjet e grave.

“Kushdo që fotografon gra dhe vajza fshehurazi nën fundin e tyre, shkel intimitetin dhe të drejtën e tyre të intimitetit”, tha ministrja gjermane e Drejtësisë.

Në Britani, ashtu si në Francë, “upskirting” tashmë konsiderohet një vepër penale, “komentoi revista gjermane Der Spiegel.

Vendi i parë evropian që vendosi një dënim për këtë fenomen ishte Britania. Disa muaj më parë, ligjvënësit britanikë miratuan një ligj që përcakton që shkelësit të dënohen me dy vjet burg.

Fushata e realizuar nga Gina Martin, një britanike 27-vjeçare që ka qenë viktimë e kësaj praktike me qëllim të keq, po rezonon në Evropë.

Dy persona i kishin bërë asaj foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas ua kishin shpërndarë personave të tjerë përmes telefonit.