Një shqiptar është dënuar nga gjykata zvicerane me 6 vite burg pasi akuzohet se përdhunoi të dashurën e mitur të djalit të tij.

52-vjeçari nga Kosova e ka përdhunuar vajzën që kur ajo ishte 16 vjeç e megjithatë dënimi dhe arrestimi i tij ka ardhur vetëm 8 vite më vonë,

Vajza zvicerane ishte lidhur me njërin nga djemtë e agresorit dhe kishte shkuar në shtëpinë e këtij të fundit kur ishte ende adoleshente.

Mirëpo babai i të dashurit i ka shkuar në dhomë dhe e ka përdhunuar në formë anale, shkruajnë mediat zvicerane.

Ndonëse u përpoq të mbrohej nga kjo babëzi e shqiptarit, minorenia nuk ia doli dot. Por shqiptari nuk u mjaftua me kaq pasi disa javë më vonë i shkoi përsëri vajzës me dy burra të tjerë dhe e hodhën përsëri në shtrat.

Në këtë kohë dy shokët e babait e dhunojnë zviceranen, ndërsa ai vetë masturbon.

Zvicerania qëndroi edhe katër vite të tjera e lidhur me djalin e kosovarit, deri sa ajo vetë vendosi në fund të sqaronte gjithë historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë.

Ndërpreu kontaktet me ish-të dashurin dhe paditi shqiptarin dhunues. 52-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka mohuar të jetë fajtor për përdhunimin e vajzës dhe e ka quajtur gjithçka të sajuar.

“Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë krime të tilla brutale. Një intrigë e tillë, mes njerëzve që as nuk e njohin njëri-tjetrin, do të ishte absolutisht e pamundur”, deklaroi gjykatësi që e dënoi.

LEXO EDHE:  Njihuni me fshatin përrallor në Zvicër, paguan 21,500 euro nëse shkoni për të jetuar atje

Edhe gruaja e tij dhe djali kanë mbështetur vajzën ndonëse kanë ndërprerë kontaktet me të.

As gjykata e Lartë e Zyrihut nuk i besoi deklaratës së të pandehurit dhe vërtetoi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook