43-vjeçari Flamur Mema, i cili jeton në Maminas, është paraqitur ditë ne sotme në emisionin “Me zemër të hapur” ku ka treguar për konfliktet e shumta që ka me bashkëshorten e tij, me të cilën njihen prej 20 vitesh dhe bashkë kanë sjellë në jetë dy fëmijë.

Ai tregon se bashkëshorten e dashuron dhe se ajo është larguar nga banesa e tyre pasi Flamuri, siç pretendon ai, katër vite më parë, e ka pi duke biseduar në rrjetet sociale me një person të panjohur, për të cilin, 43-vjeçari mendon se gruaja e ka dashnor.

Por, pavarësisht të gjithave, ai thotë se është i gatshëm ta falë dhe kërkon që ajo të kthehet e të jetojnë bashkë, ndërsa nuk harron të përmendë faktin se bashkëshortja i ka marrë dyqanin në të cilin ai punonte, si dhe dokumentet e shtëpisë, të cilën, sipas tij, ia ka lënë trashëgim i ati.

Flamur Mema, tregon se ndodhet në kushte të vështira ekonomike, pasi që kur ka ikur me dashnorin, bashkëshortja i ka lënë në kujdestari edhe fëmijët.

Mirëpo, në emision ka telefonuar gruaja e Flamurit, e cila, me zë të dridhur ka mohuar kategorikisht çdo gjë që 43-vjeçri ka thënë, teksa nuk ka nguruar ta akuzojë atë se është konsumues i drogërave të lehta, dhunues dhe se ka shitur çdo plaçkë të shtëpisë.

LEXO EDHE:  Deklarata "befasuese" e Zajminës: Për dashurinë, do ta falja edhe...

“Marjeta ka duruar një njeri të tillë për 18 vjet. Të durosh një burrë që është përdorues narkotikësh dhe që e mban familjen duke vjedhur dhe duke dhunuar. Ai e detyron vajzën të dalë rrugëve. Unë nuk besoj që është normale. Për një vit kam marrë 3 urdhra mbrojtje. Unë kam punuar, çoja gjëra në shtëpi ai i merrte i shiste. Ka kërcënuar klientët, miqtë e mi. ‘Po s’ma hapi telefonin ajo k**, do ia tregoj unë’. Unë nuk hap as punën dot se ai vjen. Më ka thyer telefonat, më ka goditur në rrugë. Më ka thyer makinën para 10 ditëve. Flamuri po nuk piu një cigare hashash në ditë nuk është i lumtur. Flamuri nuk di të rrijë me familjen, të dalë me familjen. Si mund të bashkohem me të, kur unë blija gjëra dhe kur çohesha në mëngjes nuk i gjeja. Deri tek tavolina e mesit”, tregoi Marjeta ‘live’ në emision, përmes një telefonate të marrë në studio.