Një 56-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar gruan e tij ndonëse kishte urdhër mbrojtje.

Policia njofton se shtetasi Arben.Sh., 56 vjeç, banues në Çukë akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka rrahur gruan e tij, shtetasen me inicialet D.Sh., 47 vjeçe, e cila është me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.

Njoftimi i policisë

Dhunon bashkëshorten fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të përsëritur, arrestohet nga Policia!

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Arben.Sh., 56 vjeç, banues në Çukë, Sarandë.

U krye arrestimi i këtij shtetasi pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.Sh., 47 vjeçe, e cila është me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.

Shtetasi rezulton i proceduar më parë për veprën penale të Dhunës në familje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale ‘Dhuna në familje’, dhe ‘Shkelje e urdhrit të mbrojtjes’, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook