Zhvillimi i Samitit të Dytë të Diasporës tashmë prej dy ditësh në qytetin e Lezhës, e oirganizuar nga qeveria në bashkëpunim me ministrin e Diasporës Pandeli Majkon, ka ngjallur jo pak reagime.

Një reagim “shpërthyes” ndaj këtij evenimenti ka bërë edhe gazetari dhe analisti i njohur Andi Bejtja.

Në një postim në rrjete sociale Bejtja ka shkruar se sipas tij Samit do të thotë takim kryetarësh shtetesh ku zakonisht synohet të arrihet dhe në një marrëveshje.

Ndër të tjera në rreshtat e shkrimit analisti ironizon edhe pjestarin më të ri në qeverinë e Ramës Gent Cakajn.

Postimi i plotë

Butaforia e Samitit…

Samiti Diasporës…Ore injorantë …a e keni të qartë kuptimin e fjalës Samit apo jo…Samit do të thotë takim kryetarësh shtetesh ku zakonisht synohet të arrihet dhe në një marrëveshje…

Nqs nuk e keni kaq kulturë hapni fjalorin ose minimumi pyesni më të lexuarin e qeverisë Gent Caka…se po nuk patët të qartë emërtimin nuk keni si të keni të qartë dhe objektivin.

Dhe mos u lodhni kot se nuk mund ti përfaqesojnë shqiptarët e larguar që janë gati 1.5 milionë ata 1500…se sado të mirë të jenë të jeni të bindur që shqiptarët e sukseshëm në botë janë të pazëshëm, modestë, nuk rrahin gjoksin nuk i bien derës qeverisë dhe mbi të gjitha jam i bindur që e dinë kuptimin e fjalës Samit dhe kanë thënë me vete: ç’punë kam unë në një Samit kur nuk jam kryetar shteti..

LEXO EDHE:  "Do na matni edhe sa herë bëjmë seks", Aldo i TV Klan "shpërthen" kundër qeverisë