Pas deklaratave të forta diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në lidhje me butonin atomik, presidenti amerikan, Donald Trump i është përgjigjur me të njëjtën monedhë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha përmes një postimi në “Twitter” se SHBA ka butonin atomik, madje më të madh dhe më të fuqishëm se Koreja e Veriut.

Gjatë fjalimit të tij vjetor me rastin e Vitit të Ri, Kim Jong Un ka tërhequr vërejtjen për atë që ai e ka quajtur “buton bërthamor” në tavolinën e tij dhe armatim, për të cilin ai pretendoi se mund të arrijë çdokund në Shtetet e Bashkuara. Por tha se ai do ta përdorte atë vetëm nëse siguria e Phenianit është e kërcënuar.

Trump pyet në shënimin e tij nëse dikush nga “regjimi i varfëruar dhe i uritur” i Kim mund ta “informojë atë që unë gjithashtu kam një Buton Bërthamor, por është një më i madh dhe më i fuqishëm se ai, dhe punon shumë mirë!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook