Butrint Imeri asnjëherë nuk është shprehur për jetën e tij private, por këtë herë, e ëma e tij ka zbuluar lidhjen e këngëtarit me moderatoren e njohur shqiptare.

Këngëtari i njohur, thuajse një vit më parë u përfol për një lidhje me prezantuesen Kiara Tito, por pas mohimit që ata bënë, tashmë duket se gjërat janë të qarta.

Në një foto të postuar rishtazi nga prezantuesja e “Top Select”, Imeri ka lënë një koment që ka çmendur adhurueset e tij të shumta. “Bella!”-ka shkruar ai në koment, duke e komplimentuar bukuroshen me titullin e këngës së tij më të suksesshme.

Një gjë e tillë ka sjellë reagime të shumta nag fanset e këngëtarit, të cilat i janë vërsulur me komente Titos duke e ofenduar. Në këtë situatë ka ndërhyrë edhe vetë e ëma e prezantueses, e cila duket se ka konfirmuar lidhjen e tyre, pasi një e afërme e Kiarës shprehet se tani e kishte kuptuar se Butrinti këngën “Bella” e kishte bërë për të.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”761″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook