Anëtari i Kryesisë së PD, Oerd Bylykbashi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e bëra prej këtij të fundit në Durrës këtë të premte.

Në një postim në “Facebook”, Bylykbashi i kërkon Ramës që të mos bëhet jurist dhe t’i lërë armët e pushtetit dhe të dal në zgjedhje me opozitën si i barabartë.

Statusi i Bylykbashit:

Eh mër artist!

Paska fol artisti nga Tirana. O artist, të kujtohet 2009 kur thoje: Si ma hodhe që mblodhët më shumë vota me koalicion? I madh ishe, kujtoje se koalicioni i madh duhej vetëm për kohë televizive. Koalicioni mblodhi vota, jo kriminelët që mbledh ti.

Po 2011 kur të nxorëm nga zyra të kujtohet? Të prishëm planet e kullave. Madje doje të zhdukje edhe ato 300 votat që socialistet kishin hedhur për ty por i kishin hedhur në kutitë e gabuara. Ti nuk doje të numëroheshin edhe votat e tua, i bërë hasha, se doje të shpalleshe fitues patjetër vetëm me 10 votat e rezultatit paraprak. Ne t’i gjetëm në kuti, i numëruam për ty një për një. Dhe ti humbe.

Kur je artist mos bej si jurist! Hidhi armët që të jep pushteti, lëri bandat dhe dil në shesh barabarte dhe të shohim si ikën duke kuisur. Hë artist, ashtu e sheh sa të vlejnë bojërat e ujit që mban mbi tryezë!