Haki Çako i shoqëruar nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj kanë inspektuar ditën e sotme Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë, ku kanë parë më nga afër zbatimin e masave për sezonin turistik por edhe për masat që janë shtuar ndaj personave që kërkojnë azil për ti parandaluar ato dhe goditur krimin ndërkufitar.

Gjatë këtij inspektimi Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilloi edhe një takim tek qendra e përbashkët për kordinimin e informacionit mes dy policive ku edhe u takua me Drejtorin për Kufirin Rajonal të Ohrit zotin Xhelal Lata që shoqërohej nga shefi i luftës kundër krimit të organizuar. Çako dhe Lata vlersuan bashkëpunimin e mirë që kanë patur dy policitë kufitare dhe theksoi se ky bashkëpunim duhet të jetë shembull për të gjithë policitë e tjera.

“Ne kemi një sërë marrëveshjesh midis Policive tona të cilat zbatohen në mënyrë rigoroze dhe korrekte, akt-marrëveshjet më së shumti funksionojnë atëherë kur ne kemi kontakte të drejtpërdrejta dhe qendra e shkëmbimit të informacionit, qendra e përbashkët është një model i shkëlqyer i këtij bashkëpunimi, këtij bashkëveprimi i cili do të vazhdojë me kontroll rigoroz ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me prioritet absolut të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme ndërkombëtare edhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që i shmangen drejtësisë në territorin dhe juridiksionin e shtetit shqiptar apo maqedonas. Ju falënderoj për të gjithë punën e bërë, sinqeritetin e treguar dhe bashkëpunimin mjaft të vlefshëm dhe efikas”, u shpreh Çako.

LEXO EDHE:  Turisti kosovar zhgënjehet nga sjellja në Shqipëri: Këtu as një gotë ujë nuk më dhanë, lëre spitalin pastaj...

Gjithashtu ai tha se ky kontroll është më së shumti për personat që kërkojnë azil tek vendet e BE-së dhe që rrezikojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në Europë.                         “Në mënyrë të veçantë jemi këtu dhe për një aspekt i cili është bërë tashmë shqetësim lidhur me lëvizjen e disa shtetasve shqiptarë me qëllim dhe kërkesë për azilkërkim në vendet e BE, të cilët deri diku janë shndërruar në një farë problemi për shtetin shqiptar por edhe për vetë ata, duke mos e kuptuar dhe mos e konceptuar qartë se integrimi i vendeve tona bëhet me rregulla, bëhet me norma dhe jo në mënyrë klandestine ose dhe duke shkelur parimet bazë të integrimit të BE.
Në këtë aspekt them që së bashku do vazhdojmë kontributet për t’ju bërë të qartë atyre se azilkërkimi është një fenomen i cili nuk ekziston, e drejta për të përfituar në këtë mënyrë është zero dhe do të vazhdojë të jetë zero.
Ne u tregojmë dhe i orientojmë ata se ka forma të vazhdueshme ligjore, përmes kontratave ligjore të punës nëpërmjet Ministrive përkatëse”, deklaroi Çako.