Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për çështjet kryesore dhe më të diskutuara në vend.

Në rubrikën “Pyetje që vret”, moderatori Arian Çani i drejtoi 3 pyetje kryeministrit Rama

Çani: Ne vitin e 6 te qeverisjes tende, a ka ardhur koha te themi “Shkelqimi dhe renia e Edi Rames”?

Rama: Mund te thoni ca te doni, kete nuk e percaktoni dot as une e as ju.

Çani: Edi Rama, ti duhet te deklarosh sonte solemnisht se nuk ke kandidat tjeter ne zgjedhjet e 30 Qershorit pervec Erion Veliajt per Bashkine e Tiranes?

Rama: Me ndihmen tende o Zot, u befte realitet kjo.

Çani: Edi Rama, ti duhet te deklarosh sot publikisht se po punon per te vene ne jete ambicien tende me te madhe per tu zgjedhur president i shqiperise se bashkuar..

Rama: Zoti e befte realitet qe ta shoh nje dite presidentin e Shqiperise se Bashkuar, por ai nuk do jem une.