Një çantë e cila u gjet e braktisur tek zona e “21 dhjetorit” ka alarmuar policinë e Tiranës duke e vënë në gatishmëri pas telefonatës që mori tek qendra operative dhe forcat policore të komisariatit nr.2.

Mësohet se ata u nisën në vendngjarje shkuan edhe njësia anti-eksploziv po ashtu edhe RENEA. Pas kontrollit të njësisë anti-eksploziv ka rezultuar se në çantë nuk kishte asnjë lëndë të rrezikshme. Policia ka bllokuar edhe kalimin e mjeteve për të parandaluar çdo situatë të rrezikshme.

Fakti që çanta ishte lënë në mes të rrugës, sipas policinë, nuk mendohej se brenda saj mund të kishte lëndë të rrezikshme, si eksploziv. Por duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në disa shtete europiane, pas akteve terroriste, policia e Tiranës ndërmori një sërë masash sigurie. Ka qenë një zonjë e moshuar më pas e cila e ka marrë policinë në telefon dhe pasi kishte dëgjuar për ngjarjen i tha që ishte ajo e cila e kishte harruar në rrugë.