Shqiptarët vijojnë të dhurojnë spektakël nëpër të gjithë botën e sidemos në Itali ku duket se ndodhin gjithmon ngjarje të paparashikueshme. Policia e Parmës është vendosur në vështirësi pasi ka filluar të ndjekë tre shqiptarë të njohur si grabitës serial në zonën e Correggios. 

Mediat vendase raportojnë se policia ka filluar të ndjekë me shpejtësi BMW e cila nuk ndalonte dhe aq shumë ka rezistuar BMW sa policisë i është deshur të përplaset me forcë me makinën që ta ndalonte.

Mësohet se dy nga policët janë të dëmtuar ndërsa duket se kjo metodë nuk ka qenë efikase pasi dy nga “skifterat” kanë arritur të ikin me vrap. Policia e Parmës ka arritur të arrestojë vetëm një prej hajdutëve, 32-vjeçarin Bardhok Lleshaj.