Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar çensurimin e protestës së djeshme të organizuar tek ambasada greke nga mediat në Tiranë.

Me anë të një statusi në Twitter, Manjani shkruan se mediat greke pasqyruan me korrektësi e deri në detaj protestën e PDIU për çështjen Çame.

Ja çfarë shkruan në Twitter, Ylli Manjani:

Shumë e çuditshme!

Mediat greke pasqyruan me korrektësi e deri në detaj protestën e PDIU për çështjen Çame.

Mediat tona fare pak!

Madje disa media kombëtare, ASPAK!

Lajmet e këtij kombi nuk mund të jenë batutat me mizat që bën Krye-Rilindasi!

Çamëria është çështje e këtij kombi!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook