Një rosak i rrallë ka tërhequr jo pak vëmendjen e turmave të mëdha të turistëve në Central Park të New York, në SHBA.

Turistët përpiqen që të kapin në aparatet e tyre fotografike rosakun me pendë shumëngjyrëshe.

Origjina e rosave “mandarinë” është nga Azia Lindore dhe të tillë normalisht nuk gjenden në terrenin e eger të Amerikës së Veriut dhe në asnjë nga kopshtet zoologjike lokale nuk kanë raportuar ndonjë rosë, që mungon.

Çështja se mbërritja e rosakut shumëngjyrësh në Central Park, mbetet ende një mister.