Një adoleshente 16-vjeçare nga një fshat i Cërrikut, është zhdukur në mënyrë misterioze.

Babai i saj ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës nga banesa, e cila nuk ka lënë asnjë lloj kontakti.

Familjarët ndihen tepër të shqetësuar për këtë largim të papritur dhe për fatin e 16-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Më datë 1.02.2018, shtetasi A.A, vjeç 48, banues në fshatin Shkozë, Belsh, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza B.A, vjeç 16. Sipas familjarëve adoleshentja nuk ka lënë asnjë kontakt apo arsye dhe ata janë të shqetësuar për fatin e saj.

Policia po punon për gjetjen e vajzës Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook