Në një bisedë me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar çështjen e Teatrit Kombëtar si një shfaqje teatrale me një skenar të Edi Ramës dhe regji të Erion Veliaj.

Ajo i ka bërë thirrje presidentit Meta, njëkohësisht dhe bashkëshortit të saj, që të mos mos e firmosë projektligjin e miratuar nga Parlamenti, sa i përket Teatrit Kombëtar.

“Çështja e ligjit të fundit për grabitjen e pronës publike është një nga ngjarjet më të rënda, ashtu si dhe proceset e tjera që nga trafiku i drogës, që nga lirimi apo dhe mosdalja para drejtësisë e peshqve të mëdhenj apo kokave të krimit dhe trafikut të drogës. I bashkon ligji që kaluan në mënyrë të paprecedentë, pa asnjë lloj procedure në parlament, përsa i përket dhënies me koncension, pa garë të pronës publike”, është shprehur kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.

Ndërkohë ajo ka paralajmëruar dhe faktin se ky projektligj mund të mos firmoset nga Presidenti Ilir Meta duke theksuar dhe një herë faktin e përsëritur shpesh prej saj se Edi Rama erdhi në pushtet pas bashkimit të votave me LSI-në.

“Unë shpresoj që z. Meta ka shansin të shlyejë gabimin e tij që ju solli shqiptarëve Edi Ramën në krye kështu që besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij për ta rikthyer mbrapsht atë ligj dhe shpresoj që të distancohet dhe ai, por megjithatë kjo është në zgjidhjen e atij dhe mund ti bëni pyetje vetë”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Moderatori shqiptar jep alarmin: Prisni, ja kush do shembet pas Teatrit Kombëtar

Gjithasy Kryemadhi është shprehur se hallka kryesore e zgjidhjes së kësaj çështjeje, Gjyakata Kushtetuese është në kushtet e pavlefshmërisë për shkak të ngërçit të krijuar pas largimit nga Vettingu të disa anëtarëve të saj.

“Edi Rama përfiton nga rasti që të gjejë mundësinë sepse edhe vetë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë qëllim e ka bërë, sepse nëse ky ligj do të shkonte në Gjykatën Kushtetuese automatikisht do të rrëzohej dhe do të kthehej mbrapsht”, ka përfunduar Monika Kryemadhi në lidhje me projektligjin për Teatrin Kombëtar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook