Partia Demokratike ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të re që sipas tyre fakton bashkëpunimin e Saimir Tahirit dhe bandës së Habilajve.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i referohet në këtë rast përdorimit të ”Audit” të famshëm nga ana e Habilajve dhe Tahirit më periudhën mes 2 prillit 2015-2 Prill 2016. 

“Depozitova një dokument që fakton si drita e diellit bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt, një anëtar i bandës së Habilajve. Bëhet fjalë për policën e sigurimit të makinës së njohur Audi. Aty tregohen dy emrat e përdoruesve, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj”, u shpreh Alibeaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook