I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ndër të tjera ka folur edhe për protestën që do të mbahet më 16 Shkurt.

Paloka i është përgjigjur pyetje se së Fefziut se “Çfarë do të ndodhë në protestë?” duke deklaruar se protesta është në dorë të qytetarëve, dhe fakti që ajo po organizohet nga opozita nuk do të thotë që po i nxisin qytetarët të ngrihen kundër kësaj qeverie dhe as nuk po i ndalojnë ato.

“Nuk mund ti marrim leje Ramës për të hequr Ramën. Ti thërrasë mendjen ai, Lleshi dhe Leshi. Ka marrë fund politika. Sepse politika zhvillohet në një vend normal, ku funksionon drejtësia. Ditët e fundit, Zëri i Amerikës ka provuar me dosjet që ndodhen në prokurori që zgjedhjet e 2017-ës janë të blera. Kjo qeveri nuk është legjitime.

Pse jemi në këtë protestë? Na i kanë kërkuar qytetarët. Ata kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë. Ne nuk duam as ti nxisim, as ti ndalojmë. Kur kemi përballë një qeveri ilegjitime, parlament ilegjitim atëherë këta qytetarë që janë të dhunuar, paguajnë më shumë taksa, janë më të varfërit në Europë, kanë të drejtë të marrin fatin në dorë”, u shpreh nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.