Ne të gjithë mbajmë në vete elemente të botës përreth nesh. Këto elemente përfshijnë tokën, ajrin, zjarrin dhe ujin. Ne të gjithë kemi karakteristika të këtyre elementeve brenda nesh, mirëpo zakonisht kryesojmë me njërin prej tyre.

Për të zbuluar se cilit elementit iu përshtateni ne kemi përpiluar një test. Zbuloni se çfarë elementi përkrahë shpirti juaj?

Nëse keni elementin e zjarrit:

Ju do të ndjeni një “thirrje” që ju duhet të shpërndani një mesazh të fuqishëm në botë. Ju duhet të ndiheni pasionant nëse dëshironi të bëni diçka. Gjithmonë ndjeni një dëshirë të zjarrtë për të krijuar, inspiruar ose për të udhëhequr të tjerët. Ju nuk keni frikë të tregoni të vërtetën. Shpesh jeni të pavarur dhe gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për tu avancuar.

Nëse keni elementin e tokës:

Ju ndjeni një “thirrje” për të shëruar, dhe për tu kujdesur për të tjerët, sidomos duke përdorur natyrën. Ju nuk e keni problem të pranoni përgjegjësitë e juaja. Zakonisht keni një ambicie shumë të fortë për të ndihmuar të tjerët, e po ashtu për të shpëtuar planetin dhe për të bërë botën një vend më të mirë në një mënyrë. Ju ndiheni të qetë dhe në paqe kur jeni në natyrë.

Nëse keni elementin e ajrit:

Ju do të ndjeni një “thirrje” për të shpërndarë një mesazh në botë, përmes mësimit dhe kreativitetit. Ju keni një imagjinatë të fortë. Dëshira juaj për ti ndihmuar humanitetit, dhe të rrethoni veten me shoqëri e familje është e rëndësishme për ju.

Nëse keni elementin e ujit:

Ju ndjeni një “thirrje” që të sjellni art, dashuri, muzikë, e lumturi në botë. Jeni shumë intuitiv. Ju keni fuqinë të ndihmoni veten e të tjerët. Ju jeni sensitiv ndaj energjive përreth jush dhe shpesh keni nevojë për kohë vetëm.