Ditën e djeshme Kuvendi zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku u votuan dekretet e e Presidentit Ilir Meta, në lidhje me ndryshimet në kabinetin e qeverisë.

Të pranishëm gjatë seancës së djeshme plenare ishin dhe deputetët e opozitës, të cilët u larguan para votimit të ndryshimeve në kabinet.

Por çfarë nuk u pa dje në Kuvend?!

Fotografi Agim Rama ka postuar disa foto të deputetëve dhe ministrave dhe ish ministrave ditën e djeshme në seancën plenare. Siç shkruan dhe ai vetë në përshkrimin e fotos, ministrat e shkarkuar socialistë po qeshin nga halli, ndërkohë që ministrat e rinj duket se presin votimin e emërimit të tyre nga holli.