Protesta e studentëve para Kryeministrisë dhe tek Ministria e Arsimit po vazhdon. Studentët kanë vendosur të qëndrojnë duke kërkuar me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre.

Një grup studentësh që janë përballë Kryeministrisë kanë vendosur të ndezin zjarr për t’i rezistuar temperaturave të ulëta. Disa prej studentëve janë mbuluar me batanije.

Studentët janë të vendosur se nuk do të negociojnë asnjë kërkesë nga ato që i kanë kërkuar kryeministrit. Kryeministri ndërkohë ka përsëritur kërkesën për dialog.

Kërkesa e parë e studentëve është rritja e buxhetit të Shëndetësisë me 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë me qellim përgjysmimin e tarifës së studimit për çdo nivel dhe përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastrukturës.

Kërkohet që bordi i administrimit të Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si nga ministria ashtu edhe nga Universitetet si dhe te shtohet një përfaqësues nga studentet ne bord.

Brenda vitit akademik të vendoset karta e studentit. Të ndërtohen bibliotekat me standarde europiane dhe me Libër Universitar on-line, falas për studentët në gjuhën shqipe. Vlerësim i pedagogëve dhe publikim On-Line i regjistrimit të leksioneve, studentët thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.