Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari me sa duket do të rikthehet në muzikë dhe këtë herë me një bashkëpunim me kantautorin dhe këngëtarin e njohur Flori Mumajesi.

Zaimina Vasjari ka bërë së fundmi në “Instagram-in” e saj lojën me pyetje-përgjigje me fansat. Një pyetje ishte edhe: “Kur don me na pru ni kong t re si ‘Po ta dija unë’.

Përgjigja e këngëtares nuk ka munguar: “Për këtë duhet të pyesim Flori Mumajesin” dhe disa emoji me të qeshura.

Mesa duket dy artistët kanë rrugës një bashkëpunim dhe ne jemi mjaft të emocionuar.