Zjarret nënshtrojnë Rusinë, shërbimi i zjarrfikësve arrin që t’i shuajë flakët pas 24 orësh. Ministria e Emergjencave të Rusisë thotë se të gjitha zjarret në rajonin Trans-Baikal të Siberisë juglindore janë shuar. Zjarrfikësit luftuan me flakët që po shkatërronin 14 fshatra.

Disa nga vatrat e zjarreve kishin shpërthyer rreth 24 orë përpara se të viheshin nën kontroll. Agjencia e lajmeve Tass raportoi të paktën 25 lëndime, dy prej të cilave ishin serioze, megjithëse tha se nuk kishte fëmijë në mesin e tyre.

Autoritetet lokale thanë se zjarret shkatërruan 109 ndërtesa, nga të cilat 80 ishin shtëpi banimi. Ministria e emergjencave tha se erërat e forta favorizonin flakët dhe papritmas pati një rritje të lartë temperaturash, në një kohë kur liqenet dhe lumenjtë ishin ende të mbuluar me akull.

Autoritetet ende nuk janë të qartë se si vendi u përfshi nga flakët, por po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.