Stafi mjekësor i Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë japin dorëheqjen nga vendi i punës.

Në një letër drejtuar Edi Ramës, presidentit Ilir Meta dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ato shprehen të pakënaqur nga kushtet e vështira që po punojnë.

Sipas tyre ka mungesë vendesh në pavione dhe mbingarkesë të madhe me të sëmurë, aq sa nuk po arrijnë ti përballojnë dot.

Në këto rrethana ata thonë se po paralajmërojnë 30 ditë përpara që të jenë brenda rregullores.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe shërbimet nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”, thuhet në letër.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook