Pas barazimit spektakolar 3-3 ndaj Romës në “Champions League”, tifozët në “Stamford Bridge” kanë përjetuar një tjetër ndeshje fantastike, ku këtë herë arritën të bënin një përmbysje madhështore.

Në ndeshjet e javës së 9 të Premier League, Chelsea përmbysi rezultatin ndaj Watford. Të besuarit e teknikut italian Conte kaluan të parët me anë të Pedros, por në fund të pjesës së parë ndeshja u barazua nga Doucoure dhe 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Sapo nisi pjesa e dytë londinezët e panë veten në disavantazh, pasi Doucoure kaloi në avantazh Watford duke përmbysur rezutatin në 1-2 në favor të skuadrës së tij.

Duke parë edhe lojën e mirë të miqve u duk thuajse e pamundur kthimi i rezultatit, por lojtarët e skuadrës kampione në Angli përmbysën parashikimet duke shënuar tre herë.

Batshuayi barazoi shifrat në të 71-tën, Azpilicueta i dha avantazhin 3 minuta para fundit, ndërsa sërish Batshuayi vulosi rezultatin përfundimtar në 4-2 në minutën e ’95 të ndeshjes.

Pas javës së 9 Chelsea e sheh vendin të pozicionuar në vendin e 4 në Premier League me 16 pikë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook