Chelsea ka triumfuar në finalen e FA Cup, duke mposhtur Manchester United në “Wembley”.

Ka qenë një penallti e shndërruar në gol nga Eden Hazard ajo që i ka dhuruar “bluve” të Londrës trofeun e FA Cup.

Të besuarit e Conte-s mposhtën me rezultatin 1-0 “djajtë”, me golin që u shënua që në minutën e 22 të pjesës së parë.

Pas fitimit të këtij trofeut, rriten gjasat që Antonio Conte të qëndrojë edhe një sezon në krye të pankinës së “bluve”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook