Një çift nga Australia janë liruar nga një burg iranian në Teheran ku po qëndronin për disa muaj, pas lëshimit të një droni pa leje, siç kishin deklaruar autoritetet iraniane.

Jolie King dhe Mark Firkin ishin në një shëtitje përreth Azisë. Një tjetër grua nga Australia po mbahet ende në burg. Ministri i Jashtëm australian tha se janë në bisedime të vazhdueshme për lirimin e saj.

Çifti australian ishin ndaluar nga autoritetet gjatë një ekspedite të gjatë nga Azia për në Britani – udhëtim të cilin e kanë shfaqur në rrjete sociale për mijëra ndjekësit e tyre, shkruan Rel.

Në anën tjetër, autoritetet e Australisë kanë liruar një student iranian, Reza Dehbashi Kivi, raporton agjencia Fars. Ai ishte arrestuar në shtator të vitit 2018 pas akuzave për dërgim të pajisjeve ushtarake në Iran.