Testi që do të bëjmë sot, është shumë i thjeshtë. Gjithçka që duhet të bësh, është të shohësh mirë foton dhe të lexosh mesazhin që ndodhet pas saj.

Çfarë ke parë në fillim në këtë foto?

Nëse ke parë pamjen e zmadhuar të fytyrës së një luani:

Ke një personalitet të fortë dhe dominant. Ke nevojë për një pushim dhe pak relaks në këto momente. Ke arritur në një pikë kritike, në të cilën stresi dhe lodhja mund të të shkaktojnë dëme të mëdha në shëndetin tënd. Kujdesu për veten dhe fillo ta mbash veten me të mira.

Nëse ke parë tufën e luanëve:

Je një person i qeshur dhe inteligjent, por shumë kritik ndaj vetes dhe të tjerëve që të rrethojnë. Për të reduktuar stresin të nevojitet pak aktivitet fizik, qoftë dhe një ecje me shpejtësi gjatë daljeve për kafe. Kujdesu për veten dhe mbi të gjitha, për fizikun tënd.

Nëse ke vënë re peizazhin:

Je një adhurues i natyrës dhe për këtë arsye ke një shpirt të lirë dhe të qeshur. Kur ndihesh keq dhe ndien energji negative brenda vetes, të pëlqen të strehohesh në natyrë dhe të dëgjosh tingujt që transmeton natyra, të cilët të falin qetësi.