BINJAKET

Hëna do jetë mbrojtësja juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë edhe shumë më të duruar nga më parë. Jeta juaj sentimentale do jetë shumë e këndshme. Do jeni të sigurt për atë që doni dhe do e arrini pa u sforcuar shumë. Nëse jeni beqarë do jeni sensuale dhe do realizoni një takim euforik. Përfitoni sa më shumë sepse nuk do iu vijë herë tjetër një mundësi kaq e mirë. Në punë intuita nuk do ju lërë të gaboni dhe do keni një kujtesë të shkëlqyer. Më në fund do mund të zgjidhni edhe çështjet më të ndërlikuara. Ditë e vështirë për sa iu përket financave. Mos bëni investime të mëdha sepse do ngeleni pa asnjë lek. Kërkoni ndihmën e familjarëve nëse do iu duhet.

VIRGJERESHA

Jeta juaj do jetë shumë më e kënaqshme sot. Do jeni më zemërhapur dhe të gatshëm për të negociuar për çdo gjë. Ju që keni një lidhje mos kërkoni që partneri t’ua plotësojë të gjitha dëshirat sepse kjo është vërtet e pamundur. Merrini gjërat më lehtë dhe ngjitini shkallët një nga një. Venusi do favorizojë takimet për ju beqarët. Ka shumë gjasa që personat të jenë pasionantë dhe t’iu bëjnë të ndiheni mirë që në fillim. Në punë situata do jetë më e ngarkuar se disa ditë më parë. Herë pas here do gjendeni edhe përballë dyshimeve, por kolegët nuk do ju lënë në baltë. Financat do jenë më të mira sesa ju mendonit. Do merrni edhe disa para nga një trashëgimi.